E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

COVID/ Një humbje jete dhe 495 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID, teksa janë regjistruar 495 raste të reja infeksioni.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen një qytetare nga Tirana 62 vjeçe, teksa rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.

Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 495

Të shëruar në 24 orë 437

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1407

Testime totale 1,950,326

Raste pozitive 324,590

Raste të shëruara 317,233

Raste Aktive 3,781

Humbje jete 3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,565

Fier 481

Durrës 323

Vlorë 299

Korçë 225

Elbasan 190

Shkodër 179

Gjirokastër 170

Berat 137

Lezhë 136

Dibër 59

Kukës 17

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›