E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manastirliu: Aktivitete në shkolla me rastin e datëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Në shkollat e vendit, sot në ditën e 89-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Jadare janë zhvilluar një sërë aktivitetesh.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale momente nga këto aktivitete të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të vendit.

“Në ditën e tij të lindjes, përulemi me respekt para trashëgimisë së jashtëzakonshme të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Mjeshtër i fjalës dhe penës, Kadare na ka lënë trashëgim ne dhe brezave që do të vijnë, një pasuri të pashtershme letrare, që e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë”, tha Manastirliu.

Më 28 janar të vitit 1936 lindi Ismail Kadare, nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Sot, poeti e prozatori i madh do të kishte mbushur 89 vjet.  Ismail Kadare është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX.

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, u nda nga jeta më 01 Korrik 2024.

1 nga 10

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›