Mbrojtja e të drejtave të njeriut, Ballanca takime në nivel akademik

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka pritur sot në një takim, Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Ahmet Öztaş dhe Zëvendës Rektorin për Çështjet Akademike, Dr. Niuton Mulleti.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me fokus të veçantë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
“Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson rëndësinë e përfshirjes së akademisë në fuqizimin e ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me të drejtat themelore dhe i mirëpret projektet e përbashkëta me universitetet për avancimin e tyre”, thuhet në njoftim.

/a.f/