E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manastirliu: Buxheti 2026 është buxheti i njerëzve, mbështet të moshuarit dhe familjet

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim konsultativ në Njësinë nr. 5 për dëgjesat publike mbi buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu kujtoi besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 11 majit dhe angazhimin e Partisë Socialiste për të vijuar me reformat dhe projektet e nisura.

 “Prej zgjedhjeve të 11 majit, ku na keni dhënë besimin dhe na keni konfirmuar bindjen për të vijuar me punët e mira dhe reformat, ne si PS e Tiranës dhe me kolegët deputetë kemi qenë gjithmonë pranë jush për të ndarë hallet dhe shqetësimet, por edhe për t’ju informuar për projektet dhe zotimet tona,” u shpreh ajo.

Manastirliu theksoi se buxheti i vitit 2026 është konceptuar si një buxhet social, i cili synon të mbështesë shtresat në nevojë.

“Ky buxhet nuk është thjesht shifër, por është buxheti i njerëzve, buxheti që mbështet të moshuarit, buxheti që mbështet familjet,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se ky cikël dëgjesash do të vijojë edhe në njësitë e tjera të Tiranës, për të ndarë planet dhe programet e qeverisë në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›