Manastirliu: Të ngrihen qendra komunitare për trajtimin e shëndetit mendor

Ministria e Shendetesise Ogerta Manastirliu deklaroi se me ngritjen e qendrave të mjekësisë familjare në qendrat shëndetësore, do të shtohet vëmendja për evidentimin dhe kujdesin për personat që kanë probleme të shëndetit mendor. “Kemi një plan veprimi që shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin. Kemi ndërtuar shërbime alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore. Do të ngremë qendra të mjekësisë familjare, me punonjës socialë e psikologë për evidentimin dhe për përkujdesjen e problematikave. Implementimi fillon me buxhetin për 2022. Qasja për këto problematika kërkon vëmendjen e të gjithëve, dhe të strukturave që kanë përgjegjësi.”-tha Manastirliu.