Manastirliu me nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër: Rishikim i kurrikulave shkollore

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka” të Shkodrës, me të cilët shkëmbeu dhe ndau ide për rishikimin e kurrikulave shkollore, për edukim më të mirë për karrierën, si dhe për ndikimin pozitiv të investimeve në përmirësimin e infrastrukturës në procesin mësimor.
Gjatë bisedës me nxënësit, ministrja Manastirliu tha se “gjimanzi “Oso Kuka” është një prej gjimnazeve me emër.
“Prej shkollës suaj kanë dalë personalitet të fushave të ndryshme që kanë drejtuar dhe drejtojnë vendin apo kontributorë në fusha me rëndësi të madhe, por nga ana tjetër kanë dalë edhe mësues të nderuar”, vuri në dukje ajo.
Duke u ndalur te rishikimi i kurrikulave, Manastriliu tha se “interesi sot i madh është që sistemi arsimor është ai që ai t’i përgjigjet nevojave dinamike të tregut të punës”.
“Këto takime me nxënësit na vlejnë për të marrë kontributin, idetë, sugjerimet tuaja për të përmirësuar sistemin arsimor. Një ndër shtyllat e sistemit arsimor është kurrikula dhe nëse ka një shtyllë tjetër që është më rëndësishmja për ne është ajo që ka të bëjë me mësuesit. Zhvillimi profesional i mësuesve në raport me kurrikulën me modernizimin e saj dhe metodat efektive të mësimdhënies është një tjetër shtyllë ku ne jemi duke punuar”, nënvizoi Manastirliu.
E treta, shtoi ministrja, por jo nga rëndësia është infrastruktura.
“Një shkollë me standarde bashkëkohore, me kabinete të pasura laboratorike apo ato dixhitale e bën mësimin më shumë të larmishëm, më tërheqës dhe garanton që edhe arrtijet e nxënësve të jenë sa më të larta”, tha Manastirliu.
/k.s/