E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu në Shëngjin, inspektim në qendrat shëndetësore: Mbi 26 mijë vizita dhe shërbime falas

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar këtë të hënë (31 korrik) kushtet higjieno-sanitare në qendra shëndetësore në Shëngjin. Manastirliu shkruan se skuadra e qendrës shëndetësore verore, urgjenca kombëtare dhe inspektorët e ISHP-së, kanë qenë në gatishmëri të shtuar gjatë kësaj periudhe për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministrja bëri me dije se më shumë se 26 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar pushuesve vendas dhe turistëve të huaj dhe më shumë se 1500 kontrolle janë kryer në subjekte gjatë sezonit veror për respektimin e kushteve higjieno-sanitare.

“Shëngjin – Me skuadrën e qendrës shëndetësore verore, të urgjencës kombëtare dhe inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për gatishmërinë e shtuar në këtë periudhë, për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mbi 26 MIJË vizita dhe shërbime u janë ofruar pushuesve vendas, por dhe turistëve të huaj, falas në këtë sezon veror, në qendrat e hapura enkas pranë zonave turistike, nga veriu në jug.

Mbi 1500 kontrolle janë kryer në subjekte gjatë sezonit veror për respektimin e kushteve higjieno-sanitare”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›