E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manastirliu takime me qytetarë, Rama: Ogerta për Tiranën

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, shprehu sot mbështetjen ndaj kandidates së Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliut.

“Ogerta për Tiranën”, shkruan Rama, teksa ndau takimet e Manastirliut në vijim të turit të takimeve “Për Tiranën 2030”, me banorë të Rrugës së Dibrës, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone.

“Për ne komunikim me njerëzit është në vazhdimësi, nuk është thjesht sa herë ka zgjedhje dhe kështu do të vazhdojmë të jemi sepse kështu fitojmë besimin e njerëzve, edhe kështu bëjmë dhe punë të mira së bashku”, theksoi Manastirliu.

Manastirliu ishte e shoqëruar nga deputete e zonës, Milva Ikonomi dhe Bora Muzhaqi.

Zgjedhjet e parashikuara për bashkinë e Tiranës nuk do të zhvillohen më 9 nëntor për shkak se Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›