Manastirliu takon banorët e fushës se aviacionit: Fokus te bilanci i punëve dhe projektet për komunitetin

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar nga bashkëdrejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit.
Takimi u zhvillua në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku u prezantua bilanci i ndërhyrjeve dhe projekteve të realizuara në zonë, si dhe u diskutuan nisma të reja që synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe kushteve të jetesës për komunitetin lokal.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, u theksua rëndësia e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime komunitare, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës në këtë zonë të kryeqytetit.
“Kemi shumë për të thënë, që nga ekonomia ku qëndrueshmëria e saj ka sjellë rritjen e pagave dhe të pensioneve. Nga ana tjetër sektori i turizmit një sektor atrategjik. Në vitin 2013 kishim vetëm 2 milionë turistë, ndërkohë që sot kemi 12 milionë turistë”, tha Manastirliu.
Ndërsa, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh se, “pozicioni në të cilin ndodhet Shqipëria është shimë afër Bashkimit Europian”.
PS ka nisur turin “Punët e Shqipërisë”, në kuadër të së cilit po zhvillohen takime me qytetarët në gjithë vendin për të diskutuar mbi problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete.
/gj.m/a.f/