E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester-Arsenal 1-0 (video)

Kampionët në fuqi të Mançesterit mundën mbrëmë Arsenalin me rezultatin e ngushtë 1-0 të shënuar nga irlandezi gol O'Shea në minutën e 17 të pjesës së parë.

Kështu ndeshja e parë përfundoi me një rezultat pozitiv për ekipin Fergusonit që tani i mbetet të luajë për kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të luhet të martën e ardhshme.

Pjesa e parë pothuajse u dominua nga skuadra vendase, ndërsa në të dytën Arsenali u u tregua më agresiv se në pjesën e parë. Gjithsesi ndeshja kishte një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, ku Mançesteri tregoi një formë shumë të mirë në të gjitha repartet e lojës, duke merituar plotësisht fitoren.

Mançesteri vazhdon të mos pësojë gola. Nga 10 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve, në 8 prej tyre porta e mbrojtur nga Van der Sar nuk ka pësuar gol.
Manchester United-Arsenal 1-0
17'pp O'Shea
Mançester: Van der Sar; O'Shea, Vidić ,Ferdinand (Evans 87’), Evra, Ronaldo, Anderson (Giggs 67’), Carrick, Fletcher, Rooney, Tévez (Berbatov 67’). Tr. Ferguson
Arsenal: Almunia; Sagna, Kolo Touré, Silvestre, Gibbs, Diaby, Song, Fàbregas, Nasri, Walcott (Bendtner 71’) Adebayor (Eduardo da Silva 83’). Tr. Venger

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›