Tirana në finalen e kupës përballë Flamurtarit
Tiranë - Tirana është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë pas fitores 1-0 përballë Vllaznisë në minutat shtesë të takimit. Koha e rregullt mes kryeqytetasve dhe shkodranëve përfundoi në barazim 0-0, aq sa kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në “Loro Boriçi”.
Autor i golit për Tiranën ishte Sefa në minutën e 104-t, i cili shënon pas një rrëmuje në zonën kundërshtare. Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat më të mira të momentit në Shqipëri, pasi edhe në kampionat janë duke e luftuar denjësisht njëra-tjetrën.
Në finale skuadra e Tiranës do të gjejë Flamurtarin e Vlorës, i cili arriti të kualifikohej përballë Shkumbinit të Peqinit.