E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junaited prek me një dorë titullin kampion

Mançesteri Junaited prek me një dorë titullin e kampionit në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Ser Aleks Ferguson arriti të fitojë përballë Uiganit në ndeshjen e prapambetur me rezultatin e ngushtë 2-1.

Vendasit e Uiganit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Martinez në minutën e 28-të. Karlos Tevez barazon shifrat në minutën e 61-të. Golin e fitores e gjen Karrik vetëm katër minuta përpara përfundimit të takimit.

Me këtë fitore Mançesteri ngjitet në kuotën e 86 pikëve, duke u shkëputur nga Liverpuli i vendit të dytë me +8 pikë. Titulli është thuajse i Mançesterit, pasi nga fundi i kampionatit kanë mbetur vetëm dy javë, dhe kampionëve në fuqi u duhet vetëm 1 pikë në këto dy ndeshje. Ndërkohë, Uigani renditet i 11-ti me 42 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›