Lacio shpallet fituese e Kupës së Italisë (video)
Romë - Lacio është ekipi fitues i Kupës së Italisë për këtë sezon. Kryeqytetasit u përballën në finalen e këtij evenimenti me Sampdorian, duke arritur të fitonin pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt she shtesat u mbyllën në barazim 1-1.
Golin e parë të takimit e shënon Mauro Zarate që në minutën e 4-t pas një aksioni të mrekullueshëm. Pacini do të barazonte për Sampdorian në minutën e 31-të.
Me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë dhe krejt takimi. As në 30 minutat shtesë skuadrat nuk arritën dot të shënonin, duke shkuar në gjuajtjet e penalltive.
Tek 11-metërshat për Sampdorian gabon Kasano në gjuajtjen e parë dhe Kampanjoli në të fundit. Ndërsa për Lacion gaboi vetëm Ruki në gjuajtjen e dytë.
Me këtë trofe Lacio siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video gjuajtjet e penalltive.