E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mançester Junajtid, Zidane në vend të Solskjaer

Mirupafshim Solskjaer ne pritje te Zinedine Zidane. Ish-mesfushori mbylli pa shume lavdi ndalesën e parë si trajner pasi u shkarkua nga detyra si timonier i skuadrës ku u bë i famshëm. Solskjaer u largua nga djajtë e kuq pas disfatës  4-1 ne transferten e Uatford, që thelloi krizën e rezultateve në kampin e kuq ku numërojnë vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit. Përkohësisht drejtimin e skuadres e ka marrë një ish tjetër, Darren Fletcher, i cili do të drejtojë grupin deri në momentin e emërimit të një emri të njohur.

Në krye të listës si dëshira më e madhe e pronarit Glazer është Zinedine Zidane, që prej muajve të verës i papunë. Ish-madrileni ka një pengesë të madhe në rrugën drejt Manchesterit, bashkëshorten e tij e cila nuk dëshiron të zhvendoset në Angli, ndërsa vetë Zizou duket i joshur nga një emër i madh si Man. United edhe pse disa herë e ka theksuar që nuk dëshiron të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit.

Drejtuesit aktuale të klubit gjithsesi kanë rritur interesimin duke i bërë me dije francezit se dëshirojnë ta transferojnë me çdo kusht në Britani ku Zidane do të drejtonte sërish një njohje të vjetër, Cristiano Ronaldon. Deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së trajnerit, skuadra do të mbetet në dorën e drejtorit teknik Fletcher, një njeri shumë i besuar i familjes Glazers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›