Espanjoli, kapiteni akuzon Barcelonën

Derbi prodhon përherë polemika dhe kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen debutuese të Xavit si trajner në stolin e Barcelonës. Nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin për 11 metërsh në kampin e Espanyol, madje nga mikrofonët e mediave ndaj katalanseve derdhen akuza sportive që e komplikojnë edhe më shumë një sfidë të tillë. Në Camp Nou përpara 75 mijë spektatorëve Bacelona arriti të fitonte vetëm falë një 11-metërshi shumë të konbtestuar nga bardhekaltërit. Kapiteni i Espanyol, David Lopez, i cili nuk fshihet asnjëherë pas gishtit kur është momenti për të marrë përgjegjësitë, ketë herë gishtin e drejton ndaj Barcelonës.
“Në fund të dites historia përsëritet ashtu si në rastin kur Busquets më futi një gisht në sy dhe nuk ishte penallti dhe më pas Xavit i ra të fikët në zonë dhe ia akorduan”, thekson lojtari i Espanyol. Në vijim të deklaratës ai e shton dozën e akuzave, duke theksuar se të tilla episode ka shumë dhe nuk dëshiron t’i rikthejë që të gjitha në vëmendje. “Psh, faulli me dorë i Mesit në vitin 2007. Jemi shumë të zemëruar sepse klubi dhe tifozët tanë meritojnë më shumë respekt dhe ne nuk mund të mos flasim. Duhet ta bëjmë një gjë të tillë dhe të jemi të sinqertë”, përfundin deklaratën e tij Lopez.