E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mançester Junajtid fiton dhe arrin Liverpulin

Fitore emocionuese e Manchester United, që imponohet 2-1 në fushën e West Ham dhe arrin Liverpoolin në kryesimin e Premier League, në kuotën e 13 pikëve. “Çekiçët” fillojnë më mirë dhe trembin De Gea me disa goditje, të Boëen, të refuzuar fillimisht nga Varane dhe më pas me këmbë nga portieri. Reagimi i të besuarve të Solskjaer vjen nga goditja e Bruno Fernandes, por Fabianski e shtyn në shtyllë me majat e gishtave. Në gjysmë ore lojë, West Ham theu ngërçin me goditjen e Benrahma, për një avantazh të papritur, por në tërësi të merituar.

Djajtë e Kuq reagojnë dhe gjejnë golin e barazimit pas vetëm 5 minutash me Cristiano Ronaldon, në lartësinë e duhur në momentin e pasimit nga Bruno Fernandes. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë United sulmon hhe prek avantazhin me Ronaldon, i cili më pas kërkoi një penallti në një kontakt me Cournal, që u vlerësua si e rregullt. Ndeshja u zgjidh në finale, kur i sapoardhuri Lingaard shënoi golin e të parit me një veprim të shkëlqyer personal brenda zonës së penalltisë së kundërshtarit.

Në 95′, shansi i madh i barazimit për West Ham: Shaw devijon një krosim me krahun e tij, Atkinson pranon penalltinë pas konsultimit me VAR. Moyes më pas zgjedh Noble të godasë nga pika e bardhë, por De Gea i thotë jo goditjes së tij, duke shpëtuar fitoren e United. Me këtë 2-1, Djajtë e Kuq janë në krye të tabelës së bashku me Liverpoolin, ndërsa West Ham mbetet në kuotën e 8 pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›