E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mançester Junajtid kualifikohet me “poker”

Në raundin e tretë të Carabao Cup, Mançester Junajtid mundi 4-2 Aston Villan dhe kaloi në fazën e 16-shes të kompeticionit. Ëatkins hapi rezultatin në 48′, Martial në 49′ firmosi barazimin e menjëhershëm për United. Miqtë rikthehen me autogolin e Dalot dhe Djajtë e Kuq që shënuan sërish golin e barazimit në minutën e 67-të me Rashford. Për të siguruar kualifikimin kujdeset Bruno Fernandes, me devijimin e Mings, në minutën e 78-të dhe McTominay në minutën e 91-të për të mbyllur ndeshjen.

Një ndeshje që u ndez vetëm në pjesën e dytë dhe që i jep jetë një shfaqje spektakolare me gjashtë gola të shënuar. Një pjesë e parë shumë e ekuilibruar e lojës, ku të dyja skuadrat nuk gjejnë hapësirën e duhur për të goditur kundërshtarët e tyre. Aksioni i vetëm i rrezikshëm ishte për Djajtë e Kuq me Bruno Fernandes që gjeti golin në minutën e 18-të, por goli u anulua menjëherë për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë hyjnë në fushë dy skuadra krejtësisht të ndryshmeduke dhuruar atë rezultat 4-2, që vendosi kualifikimin për Mançester Junajtid.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›