Mançester Junajtid triumfon ndaj Arsenalit
Autogoli i portierit vendas, Manuel Almunia, në minutën e 33-të ishte prologu i një ndeshje që më tej nuk kishte më histori. Vetëm katër minuta më pas i përhershmi Uejn Runi dyfishoi rezultatin, duke realizuar golin e 100-të personal me fanellën e Mançesterit.Në fillim të pjesës së dytë është koreanojugori Park që thellon diferencën, kurse goli i Tomas Vermalenit për Arsenalin nuk shërbeu për asgjë. Pas javës së 24-t lufta për titullin kampion në Premier Ligë mbetet më e hapur se kurrë, pasi Çelsi dhe Mançesteri gjenden vetëm një pikë larg njëri-tjetrit.