E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester, drejt Njukasëllit për titullin

Ndalja e Atsenalit nga Liverpuli u jep shansin Mançesterit sot të shkëputen në 9 pikë diferencë nga vendi i dytë, në rast se do të fitojnë në transfertën e vështirë ndaj Njukastëll. Një fitore tjetër, si ajo në fazën e parë (3-0), do t’i ndihmonte kryesuesit të harronin eliminimin nga gjysmëfinalja e “FA Cup” prej rivalëve të Sitit këtë fundjavë. Për Mançesterin do të rikthehet sulmuesi Uejn Runi, pas dënimit prej 2 ndeshjesh nga disiplina dhe Xhoni Evans, i cili gjithashtu vjen nga një pezullim. Por ekipi pritet të ndiejë mungesën e mesfushorit Pol Skolls. Ai do të qëndrojë tri ndeshje jashtë, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Sitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›