E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, pa Etonë sot me Romën në Kupën e Italisë

Leonardo është detyruar të heqë dorë nga sulmuesi dhe lojtari më i mirë që ka në dispozicion para raundit të parë të ndeshjes me Romën, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, e cila përfaqëson ndoshta të vetmin objektiv sezonal që u ka mbetur zikaltërve. Trajneri brazilian ka përjashtuar në fakt emrin e Samuel Etosë nga lista e të grumbulluarve për sfidën që do të luhet sot në mbrëmje. Bomberi afrikan ka pësuar një ndrydhje në kaviljen e majtë, një problem që në të vërtetë i është shfaqur përpara transfertës së kotë gjermane në shtëpinë e Shalkes: në atë rast Eto luajti, pavarësisht gjendjes jo të mirë fizike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›