E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri fiton garën me Realim për Valencian

Mançester Junaited ka arritur të fitojë garën me Realin e Madridit për të riun e Uiganit, Antonio Valencia. Kampionët e Anglisë kanë ofruar 20 milion euro për futbollistin ekuadorian, dhe në muajin qershor ai do të jetë përfundimisht pjesë e tyre.

Reali i Madridit kërkonte prej kohësh me kembëngulje shërbimet e mesfushorit Valencia, por janë paratë e Mançesterit ato që kanë fituar, pasi spanjollët ofronin për shërbimet e tij vetëm 15 milion euro.

Antonio Valencia është i datëlindjes 1985, dhe kosiderohet si futbollist me një të ardhme të madhe. Potencialin e tij Valencia po e tregon edhe me skuadrën e tij aktuale, Uiganin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›