Manchester City fundos WBA, Arsenal përmbys Southampton

Manchester City është treguar i papërmbajtshëm në transfertën me WBA duke realizuar një fitore të thellë, 5-0 që i ka dhënë dhe vendin e parë në klasifikim. Padyshim që e gjithë vëmendja është drejtuar te Gundogan, i cili ka shënuar dopietë në këtë sfidë, ndërsa golat e tjerë janë shënuar nga Cancelo, Mahrez dhe Sterling.
19 ndeshje të luajtura dhe tashmë skuadra e trajnerit Guardiola është shpërblyer: 41 pikë dhe vendi i parë në klasifikim, një pikë më shumë se United i vendit të dytë. Ndërkohë WBA ndodhet në vendin e parafundit në kuotën e 11 pikëve, shumë pak për të pretenduar mbijetesën.
Në sfidën tjetër, Arsenali ka marrë hak ndaj Southampton, për atë eliminim që i shkaktoi në Kupë, duke realizuar në kampionat një fitore me përmbysje. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Armstrong. Por vetëm pesë minuta më vonë është Pepe që ka vendosur barazpeshën, ndërsa Pepe 39’ dhe Lacazette 72’, kanë siguruar fitoren për Arsenal.