E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City ne sulm per Gattuso-n

Ivan Genaro Gattuso nuk perfshihet ne skemen e lojtareve titullare te trajnerit Leonardo dhe kjo ka bere qe ai te mendoje largimin nga Milano per te provuar shanset ne Premier League.

Sipas “Daily Mirror”, pronaret e Manchester City jane gati ta marrin mesfushorin qe ne muajin janar dhe kjo eshte nje hipoteze e mundshme per lojtarin pasi ai nuk deshiron te humbase Boterorin 2010 me fanelen e Italise.

Gatuso dhe Hughes njihen prej kohesh, pasi te dy kane qene pjese e skuadres se Glasgow Rangers. Kontrata aktuale e Gattuso-s me Milanin skadon ne qershor te vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›