Kimi Raikkonen: Ne 2010-en pushim

Kimi Raikkonen nuk do garoje ne sezonin 2010 pasi mendon te beje nje vit pushim.
Sipas menaxherit te ish kampionit te botes, Steve Robertson, finlandezi nuk preferon asnje skuader tjeter pervec McLaren, prandaj ai zgjodhi te qendroje jashte pistave. “Kimi dhe McLaren nuk arriten ne nje marreveshje. Me Ferrarin ai mbylli kete vit kontraten qe e lidhte dhe drejtuesit nuk ia rinovuan”, shprehet Robertson.
Ditet e fundit ishte folur per nje marreveshje te “Ice Boy” me skuderine Brawn GP, por mesa duket Kimi nuk ka pranuar asnje destinacion tjeter pervec skuderise me qender ne Woking.