E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City prezanton Jesus Navas

Mançester Siti ka konfirmuar zyrtarisht se ka firmosur me mesfushorin spanjoll Hesus Navas, duke e prezantuar atë si blerjen e re të skuadrës në këtë merkato verore.

Pas shumë zërash ka ardhur tashmë konfirmimi zyrtarë i “Qytetarve” për nënshkrimin me mesfushorin e Sevilias. 27 vjeçari ka kryer vizitat mjekësore në një spital të Nju Jorkut, ku gjendet aktualisht me kombëtaren e Spanjës, ndërsa ka hedhur firmën në një kontratë katërvjeçare të përgatitur nga dirigjenca e Sitit.

Futbollisti u ble për 14.9 milion paund nga Sevilja, ndërsa pritet që të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonet e ardhshme kur drejtimin e ekipit do ta marrë tekniku i mirënjohur kilen, Manuel Pelegrini.

“Ky është një projekt mjaft entuziazmues dhe momenti i duhur për të bërë këtë hap. Jam shumë i lumtur me mundësinë që mu dha dhe vendimin që u morrë. Futbolli anglez luhet shumë shpejt dhe përshtatet me konceptin tim”, tha lojtari që u bë blerja e dytë e madhe e këtij sezoni pas Fernandinjos, i cili u morr nga Shakhtar Donetsk për rreth 30 milion paund.

Mesfushori i kombëtares Iberike do të gjejë në radhët e Manchester Sitit bashkëkombasin e tij, David Silven, i cili ka qenë i pari që i ka uruar mirëseardhjen në skuadër tashmë ish mesfushorit të Sevilias.

Blerja e Fenandinjos dhe Hezus Navas nuk do të jenë goditjet e vetme të Sheikëve të Sitit në këtë merkato verore, pasi skuadra pritet të bëjë edhe blerje të tjera mënjëherë pas prezantimit të teknikut Pelegrini në krye të pankinës së “Qytetarve”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›