E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kerkon malazezin Jovetic

Kampionia e Italisë, Juventus, mund të marrë malazezin e Fiorentinës, Stevan Jovetiç, por nuk heq dorë as nga sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuainin.
Jovetiç është shprehur pro një kalimi në Torino, pasi kërkon një përvojë të re, veçse Juventus nuk mund ta marrë pa paguar një shifër të lartë.
Jovetiç mund të kushtojë deri 30 milionë euro, ndërsa Higuain deri në 24 milionë.
Për të bërë të mundur këto dy blerje, kampionia italiane mund të detyrohet të shesë një nga lojtarët më të mirë të saj, Klaudio Markizion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›