E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester Sity mund West Bromuich, shënon Dzeko

Në kampionatit anglez janë luajtur mbrëmë dy ndeshje të prapambetura, ku Manchester Siti ka marrë tre pikët e rradhës përballë Uest Bromuiç, në një ndeshje të prapambetur për shkakt që Sitit ishte i impenjuar në Kupën e Anglisë. Të dy ekipet vinin në këtë takim të qetë dhe të sigurtë në pozicionet e tyre. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar në minutën e 35-të të pjesës së parë nga sulmuesi boshnjak Dxeko, i cili ka vulosur shifrat e këtij takim shumë shpejt edhe pse skuadrat mund ti kishin dryshuar shifrat nëse lojtaret do të ishin treguar më të saktë në rastet e krijuara. Kjo ndeshje ishte më shumë e vlefshme për statistika sesa për rekuperim vendesh, pasi të dyja skuadrat janë të sigurta në pozicionet që ato mbajnë. Siti në vend të dytë tashmë me 75 pikë, 7 më shumë se Chelsi, ndërsa miqtë të qetë në mesin e tabelës me 48 pikë.

Në një ndeshje tjetër të prapambetur në Premier Ligë mes Uigan dhe Suanse, e cila ishte shumë e rëndësishme për mbijetesë, vendasit u mposhtën në shtëpi 2-3 nga Suanse duke bërë që Uigan të rrezikojë shumë rënien në Championship, pasi ka vetëm 35 pikë dhe ndodhet në vendin e 18 në renditje.

Ajo që bie në sy sot është derbi londinez mes Chelsit dhe Tottenhamit. Ky duel është tejet i rëndësishëm për të dyja skuadrat, pasi vendos shumë rreth pjesëmarrjes në Chempions Ligë.

Vëmendja e të apasionurve të kampionatit anglez do të jetë e përqendruar te ky takim, i cili do të luhet në Stemford Bridxh dhe që pritet të dhurojë shumë emocione, pasi të dyja skuadra luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›