Zyrtare: Sir Alex tërhiqet nga futbolli
Ka mbërritur në fund karriera përrallore e Sir Alex Ferguson.
Trajneri skocez ka vendosur ti japë fund futbollit pas 26 vjetësh te Manchester United. Faqja zyrtare në internet e klubit të “Old Trafford” ka zyrtarizuar para pak minutash tërheqjen e Sir Alex Ferguson.
“Ishte e rëndësishme për mua ta lija në një moment të mirë”, kanë qënë fjalët e skocezit që le “Djajtë e Kuq” pas 26 sezonesh të tejmbushur me trofe.