Manchester United, Ronaldo kerkon durim

Lojtari luzitan, rivjen pas nje operacioni ne kavilje qe i kushtoi ndeshjet e para te sezonit ne Premier League.
Cristiano Ronaldo kerkon kohe per t’u rikthyer ne formen e meparshme. Lojtari luzitan, rivjen pas nje operacioni ne kavilje qe i kushtoi ndeshjet e para te sezonit ne Premier League.
“Duhen maksimalisht edhe 2 apo 3 jave qe te rikthehem ne 100 % te formes time. Ndihem shume mire. Kam nje permiresim por kavilja nuk eshte akoma ne gjendjen optimale. Mjeket thone se une duhet te jem optimist per te ardhmen”, pohoi sulmuesi portugez.
Me tej, ai flet per shokun e ri te skuadres, Dimitar Berbatov. “Eshte pozitive qe Berbatov shenoi ne Champions League pasi kjo eshte e rendesishme per nje sulmues. Stili i tij eshte i ndryshem nga ai i Tevez dhe Rooney. Eshte nje lojtar fantastik dhe do ta ndihmoje shume skuadren”, perfundoi Ronaldo.