E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, krisen marredheniet me Anelka

Tekniku Scolari ka deklaruar se skuadra duhet te funksionoje si nje e vetme dhe nuk duhet te kete te pakenaqur.

Felipe Scolari gjen rrugen e drejteperdrejte per te shpjeguar zgjedhjet e formacionit para gazetareve. Ne lidhje me disa perjashtime per ndeshjen kunder Stoke City ai ka vene pikat mbi “i”.

“Zgjedhjet i bej une, qofshin ato A, B apo C. Chelsea eshte nje skuader dhe nje grup. Nese dikush nuk eshte i kenaqur, mund te niset. Duhet te kuptojne se fitorja arrihet vetem ne grup”, theksoi Scolari. Ne qender te kesaj deklarate mendohet se eshte franncezi Anelka, i cili duket se nuk e shikon me sy te mire lenien ne pankine pas rikthimit te Drogba. 

Kjo deklarate mund te jete hapi i pare drejt ndarjes mes futbollistit transalpin dhe klubit londinez, ku Anelka ka shenuar jo pak gola duke e nxjerre trajnerin portugez nga situata jo te mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›