Manchester United bie në shtëpinë e West Ham

Ndalet rrugëtimi i Manchester Unitedit për zonën Champions, i mundur 1-0 nga West Ham. Një sfidë që nisi mirë për Djajtë e Kuq, të cilët rrezikuan fillimisht me Rashford, i asistuar nga Eriksen. Menjëherë pas këtij momenti, ishte radha e Bruno Fernandes për të provuar. Të besuarit e Ten Hag arrijnë me lehtësi të ndërtojnë dhe të godasin, por fati nuk i ndihmon: Rashford ndalet nga shtylla
United krijon raste, por West Ham i ndëshkon në minutën e 27-të, në rastin e parë real të lojës së tyre, kur Benrahma goditi në afërsi të zonës dhe gjeti gabimin e De Geas, i cili lejoi të mposhtej nga një goditje që dukej e lehtë për tu neutralizuar. Reagimi I United ishte i menjëhershëm, por goditja e Antony u ndal nga shtylla, e dyta e mbrëmjes.
Në pjesën e dytë ndeshja vijoi e hapur, me përmbysje të vazhdueshme në paraqitje dhe me intensitet më të madh se pjesa e parë. Londinezët ngritën qendrën e tyre të gravitetit dhe vendosën nën presion mbrojtjen mike, me Benrahma që vazhdoi të ishte një gjemb në këmbë për Casemiro dhe shokët e tij. Me kalimin e minutave, United nuk arriti të shfaqet para portës kundërshtare me lehtësinë e pjesës së pare.
Përfundon 1-0 për West Hamin, i cili rrëmben tri pikë të rëndësishme për shpëtimin, duke u ngjitur në 37 pikë, +7 nga vendi i tretë nga fundi. Manchester United, nga ana tjetër, mbetet i katërti me 63 pikë dhe, pavarësisht se ka ende një ndeshje për t’u rikuperuar, e sheh Liverpoolin që rrezikshëm i afrohet -1.