E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Procedohen penalisht 2 shtetas iranianë, tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara

Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, 2 shtetas iranianë me inicialet M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç të cilët do të procedohen penalisht për paraqitjen e dokumentave të falsifikuara, pas një kontrolli nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë.

Fal pajisjeve logjistike bashkëkohore për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare janë sekuestruar 2 kartat e identiteti të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›