Manchester United dhe Chelsea, në gjysmëfinale të FA Cup

Në FA Cup, Manchester United arriti një sukses, i cili, duke lënë pas 2-3 në minutën e 105-të, mundi 4-3 Liverpoolin në Old Trafford në një nga ndeshjet më të mira të vitit. Golat në kohën shtesë nga Rashford dhe Diallo, vendosën eliminimin e Klopp.
Djajtë e Kuq kaluan në avantazh në minutën e 10-të me McTominay, porn ë fundin e pjesës së parë, Mac Allister 44’ dhe Salah 45’+2 përmbysën situatën. Megjithatë, United arriti të vendosë barazpeshën në pjesën e dytë, tre minuta para përfundimit të sfidës me anë të Antony 87’.
Në shtesë, Elliot 105’ kaloi skuadrën e Klopp në avantazh. Rashford 112’ dhe Diallo 120’+1 firmosën kualifikimin e formacionit të Ten Hag.
Djajtë e Kuq shkojnë në gjysmëfinale së bashku me Chelsean, i cili mundi Leicester 4-2 me dy gola në limite. Në rezultatin 2-2 deri në minutën e 91-të, Chukëuemeka dhe Madueke shënuan, duke vërtetuar kalimin e bluve në turin tjetër.