Manchester United fiton Superkupen e Anglise

Manchester United ka fituar Superkupën e Anglisë duke mundur 3-2, rivalët e përjetshëm të Manchester City, në një finale spektakolare dhe dramatike të vendosur vetëm në minutën e fundit.
Një triumph i vërtetë i skuadrës së Aloex Ferguson, që në stadiumin legjendar “ëembly” ka konfirmuar se në futboll, jo gjithmonë janë të rëndësishme milionat.“Djajtë e Kuq” do të përmbysnin avantazhin e dyfishtë të City, që në pjesën e parë do të gjente rrugën e rrjetës me Leskot dhe Dzeko.
Në fillim mbrojtësi do të dërgonte topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë brenda zonës, ndërsa një fund të fraksionit të parë sulmuesi boshnjak do të mposhte portierin De Gea me një goditje të fortë nga distanca.
Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, Manchester United do të tregohej dominues që në minutat e para. Të besuarit e Ferguson do të ngushtonin shifrat me Smolling, përpara se Nani të kthehej në heroin e ndeshjes.
Portugezi do të shënonte golin e barazimit pas një aksioni spektakolar të nisur nga këmbët e Rooney, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt do të vuloste fitoren e Manchester United me golin e dytë personal.
Me këtë sukses, United ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, ndërsa edhe një herë i ka dhënë leksione futbolli rivalëve të përjetshëm të drejtuar nga Roberto Mancini.
Nertan Prifti