E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manchester United, lamtumira prekëse e David De Gea

David De Gea ka publikuar në profilin e tij në Instagram një postim për të përshëndetur Manchester United dhe tifozët: “Dëshiroj të dërgoj këtë mesazh lamtumire për të gjithë tifozët e Manchester United. Do të dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12 viteve të fundit. Kemi arritur shumë që kur më solli në këtë klub Sir Alex Ferguson”, ka shkruar portieri spanjoll.

“Unë kam qenë jashtëzakonisht krenar sa herë që kam veshur këtë fanellë, duke udhëhequr ekipin, duke përfaqësuar këtë institucion, klubin më të madh në botë, ka qenë një nder i dhënë vetëm për disa futbollistë me fat. Ka qenë një kohë e paharrueshme dhe e suksesshme. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të kishim arritur atë që kemi arritur së bashku. Tani është koha e duhur për të nisur një sfidë të re. Mançesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Mançesteri më ka formësuar dhe nuk do të më lërë kurrë. Ne i kemi parë të gjitha”.

De Gea largohet nga United pas 415 paraqitjeve në 12 vjet, 1 Premier League, 1 Europa League, 2 Kupa të Ligës angleze, 1 FA Cup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›