“Unazë hekuri” për të mbrojtur Silverstone nga aktivistët

Çmimi i Madh në Silverstone është në rrezik pasi aktivistët e “Just Stop Oil” kanë premtuar se do të mësyjnë në pistë për të penguar mbarëvajtjen e aktivitetit.
Vitin e kaluar protestuesit tentuan që të futen në pistë në xhiron e parë duke përfituar nga flamuri i kuq i komisarëve të garës pas aksidentit të Alfa Romeo-s të pilotit Zhou Guanyu.
Për të evituar përsëritjen e një situate të tillë ka dhënë disa detaje interesante edhe dedektivi Richard Tompkins. “Për këtë vit kemi menduar një plan mjaft robust. Në çdo metër të pistës do të ketë persona të kualifikuar që të frenojnë çdo lloj tentative nga persona të paautorizuar që të futen në asfalt”, tha përgjegjësi i aktivitetit pranë Rajonit të Northamptonshire.
Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe do të transmetohet direkt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.