E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mancini: Dua të fitoj Botërorin, nuk ka vend për eksperimente

Qendra sportive Coverciano është përsëri e populluar. Italia u mblodh në kuadër të play-off-it për të shkuar në Kupën e Botës në Katar, ku pengesa e parë është Maqedonia e Veriut. Trajneri Roberto Mancini bëri zgjedhjet e tij përsa i përket thirrjeve në momentin më delikat të aventurës së tij me Italinë: “Duhet të qëndrojmë të fokusuar në atë që mund të bëjmë dhe u përpoqa të sjell ata që mendoja se mund të ishin më të dobishëm për mua. Balotelli? Nuk kemi hapësirë për të provuar gjëra të reja”.

Sulmuesi u thirr në fund të janarit për të vlerësuar momentin, por në fund Mancini u mbështet tek ata që – ndër ata që ishin në dispozicion – i japin atij më shumë garanci: “Baza është ajo që fitoi Kampionatin Evropian – kujtoi ai në konferencën për shtyp – , përveç Bernardeschi që nuk është shumë mirë dhe të tjerët pasi nuk munda të thërrisja 40 lojtarë. Kujdes nga Maqedonia e Veriut, nuk është një ndeshje e përfunduar”.

Synimi – sigurisht – është kualifikimi në Kupën e Botës në Katar: “Ka dy skenarë, por planin B mendojeni nu. Unë mendoj vetëm pozitivisht sepse ne kemi baza të forta dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Do të fitojë. Nuk do të jetë e lehtë, ndoshta nuk do ta kishim merituar. të gjendeshim këtu, por u futëm në vështirësi dhe ja ku jemi”.

Ashtu si në Europian, Mancini do të fokusohet më shumë te loja dhe te grupi se sa te individi: “Në këtë mënyrë kemi marrë rezultate dhe besoj se në lojë asgjë nuk vjen rastësisht. I kishim bërë llogaritë pa këto ndeshje, por djemtë janë mirë dhe ne jemi gati. Kemi sulmues të ndryshëm për të provuar në bazë të ndeshjes”.

Motivimi në ndeshje të tilla: “Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës dhe për ta bërë këtë duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje, të shkojmë atje. Kemi pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por nuk jam i shqetësuar”.

Megjithatë, e ardhmja e Italisë varet edhe nga ajo që thotë kampionati: “Berardin dhe Scamacca i shoh në formë të mirë, por nuk do të them formacionin. Zgjodha Joao Pedro-n në vend të Balotellit sepse ai mund të luajë edhe sulmuesin e dytë dhe anësor. Insigne? Nuk është 100% si në Europian dhe Pellegrini është gjithashtu një opsion.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›