Raporti i OKB-së: 10 milionë ukrainas janë zhvendosur për shkak të luftës

Pothuajse një në katër ukrainas janë zhvendosur nga pushtimi dhe bombardimet ruse në vend, sipas të dhënave të OKB-së.
“Të paktën 10 milionë persona nga Ukraina me një popullsi prej 44 milionë banorësh janë larguar për shkak të konfliktit”, tha në Twitter Filippo Grandi, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).
Sipas të dhënave të UNHCR-së, rreth 3.4 milionë persona janë larguar përtej kufijve të Ukrainës në shtetet fqinje, ndërsa pjesa tjetër kanë ikur nga shtëpitë e tyre në zona të tjera të vendit për t’i shpëtuar sulmeve ruse.
“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve të cilët detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha Grandi.