Mancini: Flamini së shpejti tek Manchester City

Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini ka bere te ditur se marrëveshja per transferimin e mesfushorit te Milanit, Mathieu Flamini mund te finalizohet ne ditet e ardhshme. Po ashtu, tekniku italian eshte shprehur se sulmuesi Emmanuel Adebayor mund te kthehet shume shpejt ne fushen e lojes pasi kaloi shokun per sulmin terrorist qe pesoi ai dhe kombëtarja e Togos, ku mbeten te vdekur dy anetare te delegacionit. Sa i perket Flamini, Mancini ka thene se skuadra e tij duhet te forcohet me shume nese ajo do te vazhdoje te luaje nje numer te madh ndeshjesh.
“Ne kemi disa probleme, pasi ne mesin e fushes kemi dy lojtare te lire
dhe nese ata luajne nje numer te madh ndeshjesh do te kene probleme ne
te ardhmen”, eshte shprehur Mancini, i cili ka folur gjithashtu edhe per
tensionit mes dy klubeve te Manchesterit, City dhe United, pasi
sulmuesi i tij Carlos tevez provokoi mbrojtësin e United, Gary Neville
pas fitores 2-1 ne gjysmëfinalen e pare te Kupes se Liges.
“Mendoj se ndonjehere ndodh qe pas nje ndeshjeje lojtaret te jene te
lodhur dhe te nervozuar, por e rendesishme eshte qe tani gjithcka ka
marre fund”, ka përfunduar Roberto Mancini, skuadra e te cilit do te
luaje te dielen ne fushen e skuadres se Scunthorpe United per raundin e
katert te Kupes se Mbretereshes.
Nertan Prifti