Paloka: Rama të ndjekë rrugën demokratike
Deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka kundershton deklaratat e Edi Rames per rrezimin e pushtetit me protesta. “Nuk e di nga i ka lindur kjo forcë Ramës. Ndoshta e ka nga dhëmbët e rinj që ka vënë. Ai duhet ta dijë që as forca as trimëria nuk vijnë nga dhëmbët sepse ashtu gjithë lepujt me dhëmbë luani do të ktheheshin në mbretër. Dhëmbet e Ramës sado të rinj që të jenë nuk mund të kafshojnë demokracinë shqiptare. Edhe një herë i bëj thirrje të mbledhë mendjen, të ulet në tryezë dhe të ndjekë rrugën demokratike sepse nuk ka as forcën as mundësinë të kafshojë apo të shkelë demokracinë shqiptare” tha Paloka.
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 janar 2010 )
< I mëparshmi