E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Ibra me kerkoi falje

Ne shtepine e Interit duket se eshte rikthyer qetesia dhe harmonia per ndeshjen kunder Xhenoas, e vlefshme per javen e 29-te te kampionatit italian. Roberto Mancini e ka kaperdire shfryrjen e Zllatan Ibrahimovicit qe e ka share e ofenduar perpara telekamerave pas daljes nga fusha kunder Palermos: "Me te gjithcka eshte ne rregull. Ibrahimovic eshte gjithmone vendimtar edhe kur nuk eshte ne top te formes se tij. Me ka kerkuar falje personalisht dhe nuk kemi probleme. Mund te ndodhe kur zevendesohesh qe te mos reagosh ne menyren e duhur. Futbolli ka plot episode te tilla". Mancini kujton se kur ishte lojtar, episode te tilla e shikonin shpesh protagonist: "Une nje shfryrje te tille e kam bere ne nje gjysmefinale te Kupes se Italise. Fituam ne "Marassi" pikerisht kunder Interit 1-0. Bera gjithcka per te luajtur dhe shenova golin vendimtar, pastaj Boskov me zevendesoi. I thashe shume gjera, por ne mbremje me erdhi turp e mu duk vetja si nje qen nga sjellja ime dhe i kerkova falje atij dhe skuadres". Trajneri zikalter flet edhe per ndeshjen kunder Xhenoas, ku aktori i mbremjes eshte pikerisht Borrielo, qe bashke me Trezegene eshte kryegolashenues me 16 gola, por qe mund te niset nga stoli. "Mua me ka pelqyer gjithmone. Ka nje fizik per nje qendersulmues dhe ne te shkuaren eshte shprehur si ka mundur sepse ka luajtur pak. Xhenoa luan mire dhe ne Firence humbi, pasi beri nje ndeshje te madhe". Dhe e mbyll me Romen. "Me mire te jemi gjashte pike perpara sesa me pak, sepse kush ndjek, nuk ia lejon vetes te gaboje, ndersa ai qe eshte para mund te gaboje. Pavaresisht kesaj, ne duhet te luftojme per te fituar gjithnje e te sjellim ne shtepi 3 piket".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›