Projekti, sigurim me forcen e ligjit
Sigurimet me detyrim nuk do te jene vetem per makinat dhe mjetet motorike. Nje projektligj i ri, qe eshte duke u bere gati, do te siguroje me forcen e ligjit, sherbimet e hotelerise, aktivitetin e ndertimit, tregtise e naftes dhe gazit dhe disa lloj profesionesh, jeta e te cileve rriskon me shume. Ne stadin aktual te zhvillimit, tregu i sigurimeve eshte kilometra larg standardeve te vendeve te rajonit dhe larg standardit mesatar te vendeve te Bashkimit Evropian. Gjate vitit 2007, tregu ne fjale eshte rritur 50%, por e verteta eshte se nevojat jane per nje rritje edhe me te shpejte dhe per te arritur kete nuk jane perdorur te gjithe stimujt. Me gjithe perpjekjet per te zgjeruar gamen e sherbimeve ne lemin e sektorit te sigurimeve, ambienti ne pergjithesi eshte ende i painformuar nga perfitimet dhe deri tani eshte i orientuar vetem ne sigurimet e detyrueshme, kryesisht te mjeteve motorike. Prandaj Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare eshte duke hartuar nje projektligj te ri qe synon zgjerimin e games se sigurimeve te detyrueshme, i cili pritet te hyje ne fuqi kete vit.