Mançini: Interi nuk e ka të vështirë të fitojë skudeton
Romë - Skuadra e Interit nuk e ka aspak të vështirë të fitojë për të katërtën herë rresht titullin kampion të Italisë. Këtë gjë e deklaron ish-trajneri i kampionëve, Roberto Mançini. Në një intervistë për Telenova, tekniku “i papunë” shprehet se diferenca e Interit me ndjekësit më të afërt është thuajse e pamundur për t’u arritur.
“Gjithmonë kam patur mendimin se Interi nuk e ka të vështirë për të fituar këtë kampionat, -deklaron Mançini për ‘Telenova’. Është e qartë se derbi është një sfidë për të shpëtuar nderin, por, mendoj se nuk është diçka vendimtare, as për Interin, dhe as për Milanin. Mendoj se 7 pikë larg Juves dhe 8 larg Milanit janë shumë”.