E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Jam trajneri më i mirë në Premierligë!

Ka mjaftuar një fitore e lehtë e Manchester Cityt në FA Cup me Leeds United për të rikthyer vetëbesimin e Roberto Mancinit. Trajneri italian e ka vetëshpallur veten si trajnerin më të mirë në Premierligë.

"Në 15 muajt e fundit unë jam dhe mbetem trajneri më i mirë në Premierligë. Në 6 muajt e fundit ka zëra se thonë se unë do të largohem, se do të vije Guardiola, gjë që nuk ndodhi. Unë do të mbetem trajner i Manchester Cityt sepse jam për këtë skuadër. Kam fituar me Cityn Premerligën, FA Cup dhe Charity Shield dhe do të fitoj prapë me këtë skuadër" deklaroj Mancini./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›