E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen 15 vjet pas kafshimit të veshit!

Dy ish boksierët e famshëm botëror, Mike Tyson e Evander Holyfield janë takuar pas më shumë se 15 viteve që nga momenti i famshëm kur Tyson i kafshoj në ring veshin Holyfield.

Dy boksierët e famshëm amerikan janë parë bashkë në një promovim të një produkti ushqimor në Amerikë. Në takimin e parë ata janë përqafuar fort duke harruar incidentin e 15 viteve më parë.

"E kam kafshuar Evander, por unë e dua atë. Ai është pjesë e rëndësishme e karrierës time" deklaroj Tyson pas takimit.

Ishte vitin 1997 kur në një përballje të rëndësishme në boks, Mike Tyson i kishte kafshuar veshin Evander Holyfieldit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›