E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cili madrilen i pëlqen Rosellit?

Një deklaratë interesante e presidentit të Barcelonës Sandro Rosell ku tha se që një kohë atij i pëlqen një lojtar i Real Madridit, ka nxitur kureshtjen te mediat spanjolle.

E përditshmja spanjolle Marca ka hapur një sondazh sot ku shikuesit kanë vënë mendimin e tyre se cili lojtar i Realit i pëlqen Rosellit.

6 lojtarë janë në dyshim të madh se kush mund të jetë i preferuari i Rosell. Ronaldo, Casillas, Ramos, Ozil, Alonso e Benzema ishin pjesë e sondazhit.

Ozil me 33% ishte lojtari që është votuar më shumë si i preferuari i presidentit të Barcës.

Casillas me 31%, Ramos me 13%, Alonso me 7%, Benzema me 4% e Ronaldo me 3% ishin rezultatet e votimeve të tifozëve spanjoll në anketën e Marcas./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›