E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini minimizon sherrin me Balotellin

Pavarësisht asaj që fotografitë e shfaqën si një incident të përmasave të mëdha, Roberto Mancini ka tentuar të zbusë tonet.

Trajneri i Manchester City-t nuk mendon se marrëdhënia e tij me Mario Balotellin është në pikën kritike. Përkundrazi, ai thekson se ngjarja është ekzagjeruar nga mediat.

“Mario ndërhyri ashpër ndaj një shoku të skuadrës. Të tillë sjellje dua ta shoh në fushën e lojës, jo me shokët e ekipit. I kërkova të largohej nga stërvitja, por ai refuzoi. Kështu që u detyrova ta largoja unë. Nuk ndodhi asgjë më shumë se kaq”.

Muajin e kaluar, Balotelli u gjobit me rrogën e dy javëve për thyerje të disiplinës, ndërsa tani Mancini konfirmon se nuk do të ketë sanksione.

“Ai është vetëm 22 vjeç. Do ti jap edhe 100 shanse nëse mendoj se mund të ndryshojë dhe të mos bëjë më gabime. Asgjë nuk ndryshon dhe Mario nuk do të ndëshkohet, sepse ky episod nuk ishte asgjë e madhe. Por, ai duhet të tregojë të gjithë vlerën e tij në stërvitje dhe të punojë shumë”.

Megjithë problemet e shumta që shkakton, sulmues i Italisë mbetet i adhuruar nga tifozët.

Makina e tij superluksoze dhe ekstravagante vazhdon të rrethohet nga fansat që kërkojnë autografe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›