Policia Barjaba u arrestua pas vjedhjes ne qendren tregtare

Vjedhja e një çante firmato me vlere 238 dollarë ne nje qendër tregtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, nga sekretari per programin e politikave sociale ne Partine Socialiste Kosta Barjaba, konfirmohet nga policia e Palo Altos. E njëjta faqe interneti qe publikoi lajmin tashme citon zëdhënësin e policisë së qytetit.
“Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes nëPalo Alto, pasi dyshohen se janë përpjekur të vjedhin veshje e burrash si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan” tha zyrtarisht zëdhënësi i policisë, Sean Downey.
Kosta, gruaja e tij Fatbardha Barjaba dhe vajza e tyre 23 vjeç, u arrestuan më 27 dhjetor. “Ata morën disa artikuj nga një dyqan i Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford”, u shpreh zëdhënësi.
Me ta pikasur, oficerët amerikanë u përpoqën t’i ndalonin, por, babai Kosta hodhi qesen e artikujve përsëri në dyqan dhe u largua bashkë me gruan, ndërsa oficerët mundën të kapnin të bijën.
Bëhet e ditur se të të tre të dyshuarit janë liruar më vonë me kusht. Por vetë Barjaba i kontaktuar në telefon nga “ABC News”, ka mohuar lajmin duke mos dhënë shume detaje mbi ngjarjen.
Bajraba tha se është i befasuar nga pasqyrimi i këtij lajmi nga mediat shqiptare.