E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini mohon çdo lloj kontakti me Sitin

Mançester Siti nuk ka asnjë kontakt me trajnerin italian Roberto Mançini. Këtë e pohon vetë menaxheri i ish-trajnerit të Interit, Xhorxhio de Xhorxhis. Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë që Mançini të ulet në pankinën e një skuadre angleze.

“Flitet shume për mundësine të uljes së Mançinit në stolin e një skuadre angleze, -deklaron menaxheri De Xhorxhis. Por, për të gjitha këto mund të them se janë vetëm zëra mediatikë, sepse në fakt nuk ka asgjë konkrete. Mançester Siti? Për fat të keq mund të them se nuk ka asgjë konkrete me këtë klub. Nuk ka patur asnjë kontakt”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›