E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini "vajton" Manchester Unitedin

Roberto Mancini ka gjetur fjalë miradie për Alex Fergusonin pas vendimit për pensionimin e tij. Mancini e ka lavduar Fergusonin por ka shprehur bindjen e tij se Man United pa Fergusonin do të jetë skuadër dukshëm më e dobët.

"Për mua Alex Ferguson është trajneri më i mirë në futboll në 27 vitet e fundit. Ai meriton respekt për punën e tij, sukseset dhe çdo gjë që ka bërë për futbollin. Unë jam i bindur se Manchester United do të jetë skuadër më e dobët pa Fergusonin dhe se vështirë mund të kenë për të mbrojtur titullin. Kam garuar 3 vite me Ferguson duke patur një garë të fortë me të, do të jetë interesant tani gara edhe me Moyes" deklaroj Mancini./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›